E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni deklaron vjedhjen e 24 mijë dosje nga hacker të huaj

Hacker të huaj janë infiltruar në rrjetin e departamentit të mbrojtjes amerikane në mars, ata arritën të merrnin 24 mijë dosje në një tentativë të vetme. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i mbrojtjes William J. Lyn.

Informacionet e vjedhura janë projekte sekrete të aeronautikës, të mbikëqyrjes dhe kontrollit, komunikimit satelitor, etj.

Në vitin 2008 një agjensi e huaj spiunazhi vendosi një program malinjë me anë të një usb-drive, në laptop-in e një ushtaraku të lartë të pentagonit. Programi malinjë arriti të instalohej në sistemin informatikë të pentagonit dhe mundësoi vjedhjen e mijra dosjeve të klasifikuara.

Në maj ndodhi një tjetër sulm informatikë, i cili bëri të mundur publikim e 90 mijë adresash email dhe password-e ushtarakësh të departamentit të mbrojtjes amerikane.

Sulme të tilla po e dëmtojnë sigurinë e shtetit amerikanë, mbi 60 mijë programe malinjë identifikohen cdo ditë nga sistemet e mbrojtjes informatike amerikane. Por gjithmonë arrihet të gjendet një kalim nga hacker-at, i cili lejon humbjen e informacionit.

Sekretari i mbrojtjes ka bërë të ditur se nevojitet një ndërhyrje sa me efikase në ndryshimin e sistemeve mbrojtëse informatike.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›