E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, grafite fyese në xhaminë e Manastirit

Vazhdojnë incidentet me bazë etnike dhe fetare në Maqedoni. Smrt za shiptari dhe kryqe janë shënuar në murin e Xhamisë Isak në qendër të Manastirit, raporton Koha. Grafitet fyese dhe sloganet janë shkruar me spërkatës të kuq. Supozohet se ato janë shënuar gjatë natës ose gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Xhamia Isak është xhamia më e madhe aktive për besimtarët myslimanë nga rajoni i Manastirit. Ajo është e ndërtuar në shekullin e 16 dhe është një prej xhamive më të vjetra në rajon. Myftiu i Manastirit, Pllumb Veliu, nuk ka dashur të komentojë ngjarjen. Pjesa më e madhe e banorëve të Manastirit i dënojnë grafitet e tilla dhe thonë se në Manastir ka bashkëjetesë të mirë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe konsiderojnë se kjo është vepër e disa kokave të nxehura, të cilët dëshirojnë të lëkundin bashkëjetesën ndëretnike.

Ditët e fundit ka patur njës eri incidentesh në Maqedoni, që kulmuan me djegien e një kishe. Faktori politik i brendshëm dhe ai ndërkombëtar ka bëri thirrje për qetësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›