Maqedoni, identifikohen të vrarët nga policia në Radushë
SHKUP - Policia e Maqedonisë bëri të ditur se janë identifikuar të vrarët në incidentin që ndodhi në afërsi të Radushës. Agjencitë e lajmeve kosovare dhe ato maqedonse bëjnë të ditur se të vrarë nga shkëmbimi me zjarr i armëve mes policisë dhe disa personave në një automjet një ditë më parë në Radushë kanë mbetur 31 vjeçari nga Prishtina, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Shkupit. Identiteti i personit të katërt ende nuk është vërtetuar, por ka të ngjarë të jetë nga Kosova. Nderkohe disa media aludojne se personi i katërt që është vrarë nga policia maqedonase dje në Radushë është Harun Aliu. Harun Aliu është kryetari i partisë Alternativa Kombëtare dhe ish-udheheqës i lartë i Ushtrisë çlirimtare Kombëtare.
Sipas policisë, katër të vrarët kanë qenë pjesë e një rrjeti të kontrabandës me armë.
Grupi katër anëtarësh që po transportonte armët kanë rënë në kurthin e policisë, e cila kishte zënë pritën që në orët e para të mëngjesit të së merkures, duke pritur furgonin "Mercedes Sprinter" ngjyrë të bardhë me targa false të Prilepit.
Ndaj ngjarjes dje ka reaguar dhe ambasada ameriakane në Shkup. Në deklaratë theksohet kundërshtimi amerikan ndaj dhunës në vend.
Ambasada përgëzoi ndër të tjera policinë për sulmin ndaj elementëve kriminalë.
“SHBA-të urojnë aksionin e suksesshëm të policisë kundër elementeve kriminale, të cilët po planifikonin akte të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë,” thuhet në komunikatën e ambasadorit Philip iker.
Dje paradite Ministria e Brendshme njoftoi për vrasjen e katër personave pasi nuk iu përgjigjën urdhërit për ndalim të policisë. Ngjarja ndodhi rreth ores 2:00 pas masnate në fshatin Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës.
Policia e Maqedonisë bëri me dije se katër personat e armatosur ishin duke udhëtuar me një furgon, në të cilin është gjetur sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi. Ky incident pasoi pas atij para dy javëve në rajonin e Studenës, tre kilometra në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur.
Rajoni ku ka ndodhur incidenti i mbrëmshëm është një prej zonave malorë në veri të Shkupit e populluar kryesisht me shqiptarë. Kjo zonë më shumë se njëherë është kthyer vend përplasjesh, kujtojmë konfliktet e armatosura mes forcave maqedonase dhe shqiptarëve në vitin 2001, por ngjarja mes 11-12 Majit shënoi incidentin më të rëndë që pas ketij konflikti.
Maqedonia numron si etni shqiptare, rreth 2 milionë banore.
(d.b/BalkanWeb)