Dita e 12-të e protestës, Rama Zgjidhje përmes transparencës Berisha: Jeni gabim
TIRANE- Në ditën e 12 të grevës së urisë së opozitës për transparencën e zgjedhjeve, 26 grevistë kanë ndërprerë grevën për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore dhe janë shtruar në spital për të marr mjekimin e duhur. PS pershkallëzon protestat duke bllokuar akset nacionale në disa qytete. Ka pasur dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë.
ORA 22:41- POGRADEC, 7 Të SHOQëRUAR PëR PROTESTAT
Policia e Pogradecit ka shoqëruar sot 7 persona të cilët kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga PS, në të cilën është bllokuar aksi rrugor Korcë-Pogradec.
Sipas bluve të Pogradecit, 4 prej tyre janë arrestuar nën akuzën e bllokimit të qarkullimit.Policia sqaron se protestuesit kanë shkelur nenet 242, 293 të Kodit Penal. Personat e arrestuar nga policia e Pogradecit janë,Seladin Mekolli, Detar Lipo, Agim Turuku dhe K.Tanellari, 19 vjec.
ORA 20:20- DREJTORI I POLICISë Së KORCëS PADIT PANDELI MAJKON
Bernard Caushi, Drejtori i Policisë së Korcës ka ngritur sot një padi ndaj deputetit Pandeli Majko, i cili protestoi sot në Korcë bashkë me mbështetësit e opozitës. Sipas Caushit, deputeti Majko e ka kundërshtuar “me dhunë në ushtrimin e detyrës.”
Po sot, edhe 3 deputetët e PS, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Alfred Dalipi ngritën padi ndaj krerëve të policisë së Korcës dhe Shkodrës, për ushtrim dhune gjatë protestës.
ORA: 19:33- RAMA: GATI PëR ZGJIDHJE PëRMES TRANSPARENCëS
Gjatë fjalimit të tij në protestën e radhës të opozitës, sikurse cdo pasdite tjetër, përpara selisë së kryeministrisë, kryetari socialist Edi Rama nënvizoi se opozita është e gatshme për zgjidhjen e krizës përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve.
“Jemi këtu të dëshmojmë vullnetin tonë të palëkundur, kurajon dhe rezistencën në kërkim të transparencës. Ne duam transparencë në mënyrë që Shqipëria të ndahet njëherë e mirë nga një sistem që e korrupton votën.” u shpreh Rama.
Lideri i opozitës ripërsëriti apelin ndaj drejtuesve të policisë së shtetit për të kryer si duhet misionin tyre në shërbim të qytetarëve.
“Ripërsëris apelin tim për drejtuesit e policisë së shtetit të cilët duhet të jenë në krye të detyrës së tyre për qytetarët dhe jo për tju përgjigjur tekave të këtij pushteti që është në konflikt me këtë popull” theksoi Rama duke ju referuar përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe policisë në Tepelenë, Korcë dhe Orikum.
Ndërsa shprehu vendosmërinë e opozitës për vazhdimin e aksionit politik në shërbim të kauzës për transparencë, Rama u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që ai e quajti, betejë për të gjithë shqiptarët.
“Protesta jonë nuk është një protestë që i ndan shqiptarët në të majtë e të djathtë, protesta jonë është për të gjithë shqiptarët, edhe për ata që na votojnë edhe për ata që nuk na votojnë, sepse është për të vënë në themel votën e lirë të gjithsecilit dhe për të garantuar lirinë” vazhdoi më tej kryesocialisti.
ORA: 19:00- OPOZITA PROTESTON Në BULEVARD, NGJELA: Në 14 MAJ, MëSIMI PëRFUNDIMTAR
Sikurse cdo pasdite që prej 30 prillit, opozita ka nisur protestën e radhës në bulevardin përpara selisë së kryeministrisë përballë cadrës ku zhvillohet greva e urisë e deputetëve dhe mbështetësve të tyre. Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela deklaroi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se në 14 Maj kjo qeveri do marrë mësimin përfundimtar, ndërsa fton qytetarë nga e gjithë Shqipëria ti bashkohen kësaj proteste paqësore.
“Në datën 14 do marri mësimin përfundimtar, të gjithë në Tiranë, me kuaj me karroca, me biçikleta me gjithcka, ta bllokojmë Tiranën në një protestë të madhe paqësore”, u shpreh Ngjela.
Ngjela theksoi ndër të tjera se, qytetarët nuk duhet të tremben nga Sali Berisha, pasi 1 milion shqiptarët kërkojnë të drejtën e tyre.
“Të mos trembemi nga një taleban si ky, përpara të gjithë. është i detyruar që 1 milion shqiptarëve ti tregojë votat e tyre”, nënvizoi Kreu i PLD-së.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Eduard Shalsi akuzoi kryeministrin Berisha për dhunë ndaj protestuesve opozitare. Duke ju referuar përplasjeve mes policisë e protestuesve gjatë dy ditëve të fundit, Shalsi tha se shqiptarët nuk këkrojnë dhunë, por është qeveria ajo që kërkon ti dhunojë ata.
“Dje Berisha u kthye në origjinë, ai ka vendosur që përpjekjeve tona paqësore ti përgjigjet me dhunë. Sot dhe dje ai ka provuar se nuk përfaqëson vullnetin e popullit, nuk ka mandatin e tij, pasi nuk janë shqiptarët që kërkojnë dhunë por është ai që do të ushtrojë dhunë ndaj tyre” u shpreh Shalsi.
Edhe Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi në fjalën e tij në protestën e sotme kur greva e deputetëve socialistë arrin në ditën e 12-të, ka deklaruar se populli ka të drejtë të largojë qeveritë e korruptuara. “Nuk e lufton populli korrupsionin, atë e lufton drejtësia dhe gjykata. Populli i largon qeveritë kur janë të korruptuara”, - theksoi Gjinushi.
Ndërsa nënvizoi se, “Ne kemi një kushtetutë por ajo është shkelur 30 herë, kemi edhe Kuvend por ai nuk pëerfaqëson as voten tuaj as moralin tuaj”. Duke kërkuar të vazhdohet të protestohet për garantimin e votës së lirë, Gjinushi tha se “Ne do ta fitojmë këtë betejë të përbashkët me garantimin e votës së lirë.”
Deputeti grevist Ilir Beqja ka ftuar popullin opozitar të vazhdojë ti mbështesë ata sot në ditën e 12-të të kësaj greve dhe në vazhdim. Beqaj është optimist se pas 12-ditësh grevë, dita e fitores është afër. “Jemi të bindur se pas 12 ditësh grevë jemi më afër se kurrë ditës së fitores”, - u shpreh Beqja.
ORA 18:30- BERISHA APEL RAMëS: MOS NXIRR QYTETARëT Në RRUGë
Gjatë inagurimit të një rruge në Kamëz, kryeministri Berisha ka bërë komentet e radhës edhe për grevën e PS, që zhvillohet përpara zyrës së tij. Sipas kreut të qeverisë, protestat e lira janë të garantuara dhe se ai vetë e respekton plotësisht këtë protestë, ashtu sic respekton cdo të drejtë kushtetuese. “Bulevardi është i bllokuar prej 13 ditësh, por unë respektoj cdo të drejtë kushtetuese. Qytetarët do kenë të garantuar lirinë, pasi protestat e lira janë të garantuara” , u shpreh Berisha.
Gjatë fjalës së tij, i bëri thirrje kreut të PS-së Edi Rama të mos lëndojë qytetarët duke i nxjerrë ata në rrugë. “Respektoj plotësisht protestën por i bëj apel Ramës të mos lëndojë qytetarët duke i nxjerrë ata rrugëve” , nënvizoi Berisha.
Një apel tjetër i kryeministrit i është drejtuar edhe Ramiz Alisë. Berisha thekson se, “Asnjë në botë nuk na pengon neve, prandaj i bëj apel Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të mos u qeshë buza, se jeni gabim”.
ORA: 18:25- SHTOHEN EMRAT E INTELEKTUALëVE Në PETICIONIN KUNDëR GREVëS
Përfaqësues të Akademisë së Shkencave, historianë, gjuhëtarë, punonjës shkencorë, arkeologë, por edhe artistë, regjizorë, piktorë e tenorë të tjerë i shtohen listës së emrave të njohur që i kërkojnë liderit të opozitës, Edi Rama të ndërpresë grevën e urisë ku janë ngujuar rreth 200 persona.
“Mos blloko rrugën e Shqipërisë drejt Evropës”- shkruhet në letrën drejtuar Ramës nga 57 emra të njohur, mes tyre shkrimtari Teodor Laco , akademikët Jani Vangjeli, Apollon Bace, artistët Skënder dhe Vitore Sallaku, pedagogë të Universitetit Politeknik të Tiranës etj.
ORA: 17:41- TEPELENë, NDALOHEN 6 PERSONA PëR PROTESTAT
Kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestat e Partisë Socialiste dhe mbështetësve të saj në Tepelenë dhe Orikum të Vlorës. Situata është tensionuar së tepërmi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë mes protestuesve dhe policisë. Vetëm 30 minuta pas përfundimit të protestës policia e Tepelenës ka ndaluar 6 persona pjesëmarrës në protestë ndërsa aktualisht dhjetëra njerëz janë mbledhur përpara komisariatit në shenjë kundërshtimi ndaj masave të marra nga policia.
Mësohet se personat e ndaluar janë: Gëzim Cunaj, Luan Gerbi, Besa Pata, Astrit Pasho, Novruz Shehu dhe Përparim Hodo.
ORA 17:32- POLICIA: NUK PëRDORëM GAZ LOTSJELLëS
Pas protestave të zhvilluara nga mbështetës të Partisë Socialiste dhe deputetëve të saj, në qytete si Korca, Tepelena e Vlora, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Sipas saj, gjatë përpjekjes për të shpërndarë protestuesit që tentonin të bllokonin rrugët, nuk është përdorur gaz lotsjellës, ndërsa sqarohet se “veprimet tona kanë qënë konform ligjit.”
Policia e Stetit sqaron gjithashtu se në të dyja rastet e protestave në Vlorë e Korcë janë kundërshtuar me dhunë efektivat e policisë. Duke bërë apel të mos bllokohen rrugët, policia deklaron se “pengimi i qarkullimit është vepër penale.
ORA 17:00- GREVISTI I 27-Të DëRGOHET Në SPITAL
Në ditën e 12-të të grevë së urisë, nisur nga 20 deputetë të Partisë Socialiste dhe 180 mbështetës të saj, një tjetër grevist shtrohet në spital. Largimi i tij con në 27 numrin e grevistëve që lënë grevën e urise.
Astrit Sefekolli, 50- vjecari nga Korca ka lënë grevën pasditen e sotme pas rëndimit të gjëndjes shëndetësote dhe komplikacioneve në stomak. Mësohet gjithashtu që 50-vjecari vuante edhe nga tensioni, probleme këto që kanë detyruar stafin mjekësor pranë grevës ta nisin atë urgjentisht drejt Qendrës Spitalore Universitare, QSUT, ku pritet të marrë edhe ndihmën e parë në spitalin Infektiv.
ORA: 16:44- LSI APEL FORCAVE POLITIKE: Të ULEN Në DIALOG
Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri sot apel forcave politike të ulen në dialog për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend.
Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se "sot në ditën e 12 të grevës së urisë dhe protestës së Partisë Socialiste, dua të shpreh shqetësimin në emër të LSI-së për të ulur palët në dialogun politik, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje për situatën politike të krijuar në vend, pasi kauza jonë e përbashkët, pavarësisht bindjeve partiake, është Shqipëria Europiane".
Duke iu referuar deklaratës së Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Stefan Fule, Rama u shpreh se "edhe z. Fule foli dje në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që respekton Kushtetutën, institucionet si dhe gjykatat e vendit".
Rama tha se, "sot është koha për të mos vazhduar më tej me retorikë, dhe as më gjuhën e presioneve, por është koha për të gjetur atë zgjidhje që presin të gjithë qytetarët, por që rekomandojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë".
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shprehu keqardhje për sakrificën që bëjnë deputetë dhe simpatizantë të PS-së, duke e ftuar lidershipin e PS-së, Edi Rama, "të kuptojë domosdoshmërinë e veprimit politik dhe për të parandalur rrezikimin e mëtjeshëm të jetës së grevistëve".
ORA 15:19- 3 DEPUTETë Të PS, PADISIN KRERëT E POLICISë Së KORCëS E SHKODRëS
3 deputetë të Partisë Socialiste; Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Alfred Dalipi kanë ngritur padi penale për ushtrim dhune, ndaj kreut të policisë së Korcës, Bernard Caushaj dhe Kreut të forcave speciale të Shkodrës Sevdi Bushati. Paditë janë dorëzuar nga Deputetët Majko e Dalipi. Më herët gjatë një prononcimi në News 24, deputeti Pandeli Majko deklaroi se ndaj tij dhe protestuesve të Korcës, që tentonin të bllokonin aksin rrugor Korcë-Pogradec është ushtruar dhunë fizike.
ORA 14:10 PROTESTA NE TEPELEN; VLORE E KORCE, POLICIA PERLESHET ME PROTESTUESIT
Partia Socialiste dhe aleatët mbështetës të saj kanë organizuar edhe sot protestat në disa qytete në mbështetje të 200 grevistëve të cilët që prej 30 prillit vazhdojnë të jenë në grevë urie për plotësimin e kauzës së tyre për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Protestat janë organizuar në Tepelenë, Orikum të Vlorës, dhe në Korcë ku mësohet se ka pasur dhe konfrontim mes protestuesve dhe policisë. Madje këta të fundit kanë përdorur dhe një sprajt ( i cili mendohet të ketë qenë gaz lotsjellës për të mos lejuar protestuesit të bllokonin aksin kryesorr Korcë- Pogradec.
Në Tepelenë protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin kryesor dhe më pas protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës nacionale Gjirokastër - Tepelenë ne vendin e quajtur Agjencia.Protestuesit kanë mbajtur të bllokuar për 20 minuta aksin. Policia ka ndërhyrë për të liruar aksin. Korrespondetja e NEWS24 Eri Baco informon se ka pasur përplajse fizike mes policëve dhe protestuesve.
Në Vlorë, në qytezën e Orikumit banorët kanë tentuar të bllokonin aksin nacional Vlorë- Sarandë, në Orikum. Forcat e shumta të polcisë kanë vendosur kordon dhe nuk kanë lejuar bllokimin e aksit nga policia. Korrespondeti informon se të pranishëm kanë qenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Situata më e rënduar është informuar në qytetin e Korcës. Korrespondetja e NEWS24 informon se për gati 1 ore protestuesit janë përleshur me policisë e cila kërkonte të ndalonte protestuesit të bllokonin aksin nacional Korcë- Pogradec. Ndër forcat blu është vënë re dhe prania e FNSH-së.
NEWS24 raporton se forcat e policisë ka përdorur një lloj sprajti ( i cili mund të ketë qenë gaz lotsjellës) për të shpërndarë protestuesit.NEWS24 informon se policia ushtroi dhunë dhe ndaj deputetit Pandeli Majko. Në një prononcim për NEWS24 Majko tha se protesta ishte paqësore në mbështetje dhe të grevistëve për kauzën e transparencës së zgjedhjeve, dhe ndërhyrja e policisë ishte jashtëzakonisht e dhunshme.
”Kam parë njerëz që nuk shikonin nga sytë janë goditur me shkopinj gome”- tha Majko-“duke shtuar se Berisha po përsërit gabimet e vjetra”.
ORA 11:00 DURRES NDALOHEN TRE PROTESTUES PS, 5 NE KERKIM
Tre nga protestuesit e Partisë Socialiste të cilët bllokuan dje për gati 45 minuta autostradën Tiranë- Durrës, në kuadër të mbështetjes së grevistëve të urisë, sot i është firmosur urdhër ndalimi. Nga policia e Durrësit mësohet se ndaj tyre rëndon akuza për bllokim të trafikut rrugor.
Të ndaluarit janë Erjon Bregasi, Afrim Duku dhe Seit Xhunga, ndërsa 5 protestues janë shpallur në kërkim Llazar Mazniku, Ilir Ngresi, Hekuran Shehu, Altin Baku, Ismail Isaku.
ORA 10: 40 YLLI: NUK NDALEMI DO PERSHKALLEZOJME PROTESTAT
Deputeti socialist Fidel Ylli deklaron se PS nuk ndalet së luftuari deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve dhe paralajmëron përshkallëzim të mëtejshëm të protestave. “Nuk lodhemi nga kauza do ta cojmë deri në fund me metoda demokratike pa dhunë. .... Nëse dje kemi bllokuar akset nacionale për 30 minuta në ditët në vazhdim do bllokojmë akset për 2 orë.. 4 orë deri dhe me ditë të tëra.. për ti treguar pushtetit që duhet të ulet me opozitën, pasi kjo qeveri do të jetë përgjejgëse për pengimin e integrimit. Nuk është opozita që po pengon integrimin por qeveria”- tha Ylli.
ORA: 08:40 BRACE: PRESIDENTI KA NJE JAVE TE NGJESHUR SPORTIVE
Deputeti socialist Erion Brace reagon ndaj shoqërimeve në polici të protestuesve të Partisë Socialiste, të cilët gjatë ditës së djeshme bllokuan akset nacionale në mbështetje të grevistëve në kauzën për transparencën e zgjedhjeve.
Brace tha se “gjuha e komunikimit për dialog dhe oferta është shndërruar në gjuhë dhune mes protestuesve paqësorë dhe policisë. Ne nuk do të lejojmë më asnjë orë njerëzit tanë nëpër birucat e policisë”.
Brace iu kundërpërgjigj dhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha se “ personazhet Don Kishtotë dhe Sanco Panco, duhet ti gjejë brenda qeverisë së tij, që përfaqëson ai apo zv kryeministri i tij”
Sa i përket negociatave të presidentit Topi në zgjidhjen e krizës, Brace la të nënkuptonte se nuk priste rezultate të frytshme për zgjidhjen e krizës politike ndërsa ironizoi se këtë javë presidenti do të jetë i angazhuar me pasionin e tij për futbollin “Do të doja ta linim rehat presidentin e Republikës pasi duke filluar nga sot kur është finalja e Europa Ligue dhe deri në fundjavë është një javë shumë ngarkuar sportive dhe presidenti duhet të jetë i ngarkuar maksimalisht”
ORA 08:00 SHBA: GREVA E URISE E DEMSHME PER SHQIPERINE
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shprehen dakord me grevën e urisë së 22 deputetëve dhe 180 mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët prej 12 ditësh janë ngujuar në çadra para Kryeministrisë, në përpjekje për të bindur qeverinë lidhur me nevojën e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë, Stjuart Xhons tha dje se greva e urisë dhe bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës shqiptare janë të dëmshme për integrimin europian të vendit. “Tani po shohim mosmarrëveshje serioze politike në Shqipëri. Greva e urisë, bojkoti, mendoj se janë shumë të dëmshme për perspektivën e Shqipërisë në integrimin europian. Por,faji nuk mund t’i vihet askujt përveçse vetë shqiptarëve”, - deklaroi Xhons. Qëndrimin e tij lidhur me situatën politike në vendin
tonë ai e shprehu në konferencën mbi Ballkanin dhe sfidat e tij në rrugën e integrimit europian, që u organizua nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Ndërkohë që lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të ‘Zërit të Amerikës’ në internet.
ORA 07:10 GREVITSTI I 26-te SHTROHET NE SPITAL MINXHOZI: TE ZGJIDHET KRIZA
38 vjecari Afrim Syla nga Kukesi ka lënë pak minuta para mesnatës së të martës ambjentet e cadrës se grevës së urisë para kryeministrisë. Ne mesnatë mjekët kanë konstatuar se 38 vjecari nuk mund të rezistonte ende në grevë, ndaj kanë rekomanduar dërgimin e tij drejt spitalit infektiv. Në momentet që ambulanca i është afruar cadrës për transportimin e Afrim Sylës, drejt spitalit, në sheshin para kryeministrisë ka qenë i pranishëm edhe kreu i PS, Edi Rama, deputetët Gramoz Ruci, Namik Dokle dhe Eduard Shalsi.
Qemal Minxhozi në një prononcim për NEWS24 gjatë orëve të para të mëngjesit tha se greva ka jehonë të gjerë dhe se qeveria ka kthyer ngërcin politik në një “monolog”. Ai i bëri apel klasës politike të zgjidhë krizën.
Presidenti Bamir Topi rinisi dje konsultimet me ndërkombetarët në përpjekjet për të rivendosjen e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës.
Gjatë fjalimit të tij në protestën e radhës të opozitës, sikurse cdo pasdite tjetër, përpara selisë së kryeministrisë, kryetari socialist Edi Rama theksoi se shpirti opozitar mbetet i palëkundur për të cuar deri në fund kauzën për transprencën e plotë të zgjedhjeve. Ai th se “PS ishte Gati për dialog, por nuk lëkundemi nga kërkesat.”
(s.g/m.a/e.n/BalkanWeb)