E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, javën e ardhshme votëbesimi i Qeverisë

Javën e ardhshme partia opozitare socialdemokrate LSDM paralajmëroi se do të dorëzojë propozimin për votëbesimin e Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI.
 

Kjo u paralajmërua mbrëmë nga lideri i socialdemokratëve maqedonas, Branko Cërvenkovski në mitingun me qytetarët e Manastirit. “LSDM ka vendosur që të ndërpresim këtë lakërdi. Grupi ynë parlamentar javën e ardhshme do të dorëzojë propozimin për interpelancë. Do të bëjmë këtë pa asnjë iluzion se Qeveria do të bie”, deklaroi Cërvenkovski.

Sipas tij, me këtë interpelancë do të shoh opinioni në Maqedoni se si deputetët e VMRO-DPMNE Boneva dhe Gjorçev duke votuar Fatmir Besimin që të ngelet ministër i mbrojtjes. “Të shoh tërë Maqedonia se si të bashkuar do të votojnë për të mbetur në pushtet ky koalicion i tenderëve”, deklaroi kreu i partisë më të madhe opozitare maqedonase.
 

Propozimi për interpelancën do të vëjë në rrezik koalicionin qeverisës midis VMRO-DPMNE dhe BDI, në një situatë të tensioneve dhe vendimeve kontradiktore midis këtyre dy partive dhe paralajmërimeve të tyre për zgjedhje të parakohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›