E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacione në Durrës, priten detaje nga policia

Ndonëse fundjavë, nuk ka rezultuar një ditë pushimi për policinë e Durrësit, e cila ka ndërmarrë një sërë operacionesh, të cilat janë shoqëruar dhe me arrestime. Operacionet, të cilat kanë filluar mbrëmjen e së shtunës dhe vijojne edhe në këto momente, janë përqendruar në Sukth, ku janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

Në operacione marrin pjesë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA, ndërsa raportohet se ka pasur të arrestuar për armëmbajtje pa leje e drogë si dhe persona të kërkuar nga drejtësia për vepra të tjera penale. Ndërkaq pritet një konferencë për shtyp nga ana e policisë, e cila do të zbardhë dhe detajet e këtyre operacioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›