E Diel, 1 Nëntor 2026

To Vima: Ushtarakët u përpoqën për grusht shteti në Greqi

Gazeta Shqip

Qeveria mohon artikullin e të përditshmes greke

Një artikull i gazetës së përditshme greke To Vima bëri të ditur se disa persona të paidentifikuar kanë pyetur tetorin e kaluar ushtarakë të lartë të këtij vendi nëse ishin të gatshëm të merrnin poste ministrore në rast se dilte nevoja, duke aluduar se një grusht shteti është përgatitur dhe ka dështuar për të rrëzuar qeverinë e atëhershme socialiste të drejtuar nga Jorgos Papandreu.

Gjatë ditës së sotme, qeveria, shefi i shërbimeve sekrete dhe vetë Papandreu dolën në media për të deklaruar se aludimet për një tentativë për grusht shteti qenë tërësisht të pabazuara. Deklarata kundër raportimit të gazetës u dhanë edhe nga Ministri i Mbrojtjes.

Greqia ka përjetuar shumë grushte shteti në të shkuarën dhe analistët besojnë se rreziku për një skenar të tillë është i lartë aktualisht për shkak të krizës. Një parti e ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, arriti të hyjë në parlament në zgjedhjet e fundit për herë të parë dhe nga sondazhet tregohet se votuesit e saj janë në shumicë nga forcat ushtarake dhe policore.

To Vima: Ushtarakët u përpoqën për grusht shteti në Greqi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›