E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, kërcënime për grevë në arsim

Udhëheqësi i sektorit për mbrojtjen e punëtorëve në SMA, Dragi Jovankovski ka theksuar se ata kërkojnë që kompensimi për ushqim të rritet nga 3700 në 4900 dinarë ndërsa vendime pune t'u jepet 6 mijë të punësuarve që janë me kontrata tanimë 5 vite.

Ai ka kërkuar që menjëherë të fillojnë bisedimet mes përfaqësuesve të sindikatës dhe të Ministrisë së Arsimit për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

“Nuk mund që shteti dikë të favorizoj duke ju dhënë paga më të mëdha për vende të njëjta apo të ngjashme ndërsa të punësuarit në arsim të jenë të dëmtuar në rroga", ka theksuar Jovanovski. (INA)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›