E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patos, flakët e mëdha vetëm 50 m larg banesave

Zjarri i fuqishëm, me vatër në fashatin Lalarit, rrezikon një ish-depo armësh, në të cilën dyshohet të ketë mbetje të municioneve. Banorët e zonës deklarojnë se kanë dëgjuar shpërthime, ndërkohë që flakët janë përhapur në 50-60 he ullishte.

Për të shuar flakët kanë ardhur zjarrfikëset nga qyteti i Patosit dhe i Fierit, dhe sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, ndërhyrja e tyre është e vështirë për shkak të terrenit dhe frikës nga shpërthimi i municioneve ne ish-repartin e raketave.

Banorët janë larguar nga banesat e tyre, të cilat rrezikohen seriozisht nga flakët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›