E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 62-vjeçari ndërron jetë nga temperaturat e larta

Nga ekzaminimet e para rezulton se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, shkaktuar nga temperaturat e larta. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Eqerem Pojana që jetonte i vetëm prej disa kohësh, ishte duke pushuar pasditen e së enjtes në lulishten pranë godinës së Albtelekomit në Durrës. Ai nuk ishte ndier mirë, por u kishte kërkuar kalimtarëve të rastësishëm që mos e lëviznin deri sa të qetësohej.
     
Mësohet se 62 vjeçari u gjend i vdekur më vonë, nga disa kalimtarë të rastit. Pas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, rezultoi se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe infarktit akut të miokardit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›