Maqedoni, kapet rrjeti i prostitutave

Policia maqedonase ka arrestuar 46 vajza të reja nën akuzën e ushtrimit të prostitucionit në një seri hotelesh në perëndim të Maqedonisë. Aksioni i realizuar në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë ka sjellë arrestimin e 46 vajzave që punonin ilegalisht në Maqedoni 39 janë shtetase të huaja.
Sipas ministres së brendshme maqedonase Gordana Jankullovska të arrestuarat janë të moshës nga 18 deri 24 vjeç. "Gjatë këtij kontrolli është konstatuar se 46 femra kanë punuar në mënyrë ilegale si valltare dhe shoqëruese të mysafirëve. Prej tyre 39 janë shtetas të huaj edhe atë 9 nga Bullgaria, 22 serbe , një nga Mali i Zi, një nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe një nga Italia. Janë gjetur edhe disa mijëra euro", deklaroi Jankullovska.
Ministrja e Brendshme ka saktësuar se ato punonin në hotele luksoze në lokalitetet e Tetovës, Zherovjanit, Vaksincës dhe Gostivarit dhe në banesat e tyre janë gjetur shuma të mëdha parash.
Jankulovska ka shtuar më tej se, karakteristikë e këtij rasti ishte se vajzat kishin liri të plotë lëvizjeje, pasi kishin pasaporta të rregullta dhe mundësi për të dalë nga zona ku punonin.