Diabeti, ja këshillat e mjekëve për stinën e verës

Diabeti është një nga sëmundjet e cila mer më shumë jetë njërëzish në të gjithë botën. Për këtë mjekët specialistë tregojnë kujdes të veçantë duke tërhequr shpesh vëmendjen me këshillat e tyre në lidhje me kujdesin që duhet patur sidomos gjatë stinës së verës ku trupi dehidratohet shpejt dhe fruta-perimet e stinës të cilat mbajnë sasi të lartë sheqeri, janë më të pranishme.
Sipas specialistit për sëmundjet endokrinë Dashamir Gjergji, diabetiket duhet të pijnë 2-3 litra ujë në ditë , të eleminojnë gjërat e skuqura, yndyrnat, pijet me gaz dhe frutat që kanë %- të lartë sheqeri.
Në botë sëmundja e diabetit i mer jetën rreth 4 milion njerëzve, edhe në Shqipëri kjo sëmundje ka marrë përmasa të shpejta sidomos pas viteve 90-të ku ndryshoi edhe mënyra e të ushqyerit. Me të reezikuar janë ato që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i cili prek moshat pas 40-ës.