Fëmijët e Zyber Hallullit për herë të parë si në shtëpi

Për herë të parë pas 20 vitesh fëmijët jetimë të shtëpisë “Zyber Hallulli” do të ndihen si në shtëpi. Kjo falë një projekti "shtëpi-familje"që këtë qendër e ka kthyer vërtet në kushte optimale për strehimin e tyre.
Ndyshe nga vitet e mëparshme ku fëmijët qëndronin në mënyrë kolektive, tashmë ato do të ndahen në grupe dhe gjini të ndryshme në mini apartamente.
Falë këtij rikonstruksioni të investuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta së shpejti këta fëmijë do të gëzojnë kushte të përshtshme në këtë "shtëpi-familje" duke gjetur aty ambjente edukuese dhe argëtuese sipas standarteve bashkëkohore.