Maqedoni, kompensim 30 mijë euro nëse largohesh vullnetarisht nga puna

Kompania “Telekomi i Maqedonisë” dhe “T-mobile Maqedoni” do të pushojnë nga puna një numër të madh të punëtorëve të tyre, me një kompensim prej 30 mijë euro, në rast se ata vullnetarisht do të largohen nga puna, duke marrë parasysh edhe përvojën e punës dhe vitet e punës.
Sipas portaleve maqedonase, dy kompanitë simotra, në të cilat me shumicën e pronësisë dominon “Deutsche Telekom” do të zvogëlojnë numrin e punonjësve, përmes largimeve vullnetare, raporton noa.al.
Në mbledhjen e fundit të bordit të kësaj kompanie janë sjellë vendime për ndryshimin e strukturës organizative dhe programin e kushteve për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me një pjesë të të punësuarve. Kjo kompani mban 60 për qind të tregut të telefonisë fikse dhe celulare./Indeksonline/