E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga “shefes” së bazës Bondstill

 E dyshuara, e ashtuquajtur “Gjeneral Mimi”, u ka premtuar punësim dhe biznese me Aleancën e NATO-s, disa personave, shtetas nga Maqedonia, duke u marrë në “kundërkthim” disa mijëra euro.

Policia ka vënë në pranga një grua 34-vjeçare nën dyshimin se ka mashtruar, duke u prezantuar rrejshëm si shefe e bazës Bondstil në Kosovë, disa shtetas të Maqedonisë.

E dyshuara, e ashtuquajtur “Gjeneral Mimi”, u ka premtuar punësim dhe biznese me Aleancën e NATO-s, disa personave, shtetas nga Maqedonia, duke u marrë në “kundërkthim” disa mijëra euro.

Sipas informacioneve të mediave maqedonase, për aferën e punësimeve kishte dëgjuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili kishte informuar, përmes ambasadorit të tij Direk Brengelman, autoritetet e Shkupit, për rastin e mashtrimeve në emër të NATO-s.

Policia ka rënë në gjurmët e mashtrueses, dhe ka arrestuar atë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›