Maqedoni, lirohen 10 prej të dyshuarve për terrorizëm
SHKUP- Janë liruar edhe 10 persona të tjerë, të cilët policia e Maqedonisë i arrestoi me pretendimin se ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovcë, në afërsi të Shkupit.
Mediat maqedonase shkruajnë se në këtë mënyrë ka rë rënë poshtë aksioni i ministres së Brenshme Gordana Jankullovska, se ka arrestuar një grup redikalësh islamikë, mes të cilëve edhe shqiptarë.
Mes personave të liuar janë edhe 4 vajza e gra shqiptare, që u morën në pyetje.
Në paraburgim kanë mbetur 4 persona, të cilëve policia iu ka gjetur nga një pistoletë, duke i akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje si dhe 3 persona të tjerë, që dyshohen se janë të përfshirë drejtëpërdrejt në vrasjen në Smillkovcë.
Më herët gjykatësi hetues liroi edhe tre persona të tjerë, të cilët u ndaluan nga policia më 1 maj.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zbardhen emrat e 5 të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc