Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, në Tiranë
TIRANË- Chery Bler , bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Toni Bler, mbërriti sot në mesditë (rreth orës 14:45) në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Bashkëshortja ish-kryeminsitrit britanik do të marrë pjesë në konferencën me temë “Reforma në Gjyqesor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, si një ndër 12 prioritetet e sfidës së integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.
Vizita e zonjës Bler, e cila është këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë bëhet pas një ftese private të Universitetit Luarasi, Unionit të Gjyqtareve dhe dhe Qendra Europiane me mbështetjen e Programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
(el.me/BalkanWeb)