Bullgari, 30 doganierë arrestohen për korrupsion
SOFJE- Rreth 30 doganierë bullgarë u arrestuan dje në mbrëmje, kur ata po ndanin rryshfetet e mbledhura gjatë ditës në pikën kryesore kufitare bullgaro-turke të Kapitan-Andrevos, bëri të ditur prokurori i Sofjes, Nikolaj Kokinov.
"Ne kishim në shënjestër rreth 10 persona, por faktet e djeshme e tejkaluan pritjet tona", deklaroi sot prokurori për televizionin, "bTV".
"Rreth 30 persona u arrestuan", shtoi ai.
"Bëhet fjatë për kontrabandë mallrash, nganjëherë për objekte të ndaluara nga ligji, nganjëherë bëhet fjalë thjesht për shantazh, pa tarifë fikse, e aplikuar kryesisht për shoferët e kamionëve, por gjithashtu edhe për individët", deklaroi ai.
Pika kufitare e Kapitan-Andrevos është një çështje e pashmangshme në rrugën ballkanike të drogës mes Azisë dhe Evropës.
Ministri i Brendshëm, Cvetan Cvetanov theksoi se barasvlerësi prej 14 000 leva, ose 7 000 euro, në euro, dollarë dhe lira turke u gjendën në xhepat e dy përgjegjësve të doganës, të cilët thanë se i gjetën paratë në tualet.
(ma.ar/BalkanWeb)