E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, miratohen ndryshimet e ligjit për gjuhën shqipe

SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë vonë miratoi ndryshimet e ligjit për gjuhën shqipe.

Ligji, i cili erdhi si propozim i BDI-së zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe në institucionin ekzekutiv dhe mundëson që në gjuhën shqipe të drejtohen ministrat shqiptarë dhe të gjithë funksionarët e tjerë.

Pro ligjit votuan 58 deputetë, ndërsa kundër 27 deputetë, ndërkohë që miratimi i tij u shëqërua me debate të ashpra midis palëve, BDI dhe PDSH e RDK-së nda njëra anë dhe VMRO-DPMNE dhe LSDM, nda ana tjetër.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›