Salihi e nis sezonin me gol, sërish heroi i Rapidit
AUSTRI- Hamdi Salihi e ka nisur me gol sezonin e ri të Bundesligës austriake, duke shënuar që në ndeshjen e parë, atë ndaj Admira Vaker. Pas një pjese të parë të përfunduar pa gola, sulmuesi shkodran arriti të zhbllokonte shifrat në minutën e 66-të të ndeshjes së luajtur sot, me golin e parë për edicionin 2011-2012.
Dukej se ndeshja kishte hyrë në momente të vështira për skuadrën vjeneze, por edhe këtë herë ka qenë bomberi kuqezi ai që ka zgjidhur situatën.
Në fundin e takimit, një tjetër futbollist shqiptar, Atdhe Nuhiu, ka vulosur fitoren e Rapidit të Vjenës duke shënuar edhe golin e dytë. 2-0 ishte dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide, që i dha skuadrës së Salihit përkohësisht vendin e parë, së bashku me Vaker Tirol dhe Viener Neustad.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)