E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, opozita mocion mosbesimi ndaj qeverisë

SHKUP - Parlamenti i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme do të debatojë dhe votojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, me kërkesë të partisë
opozitare LSDM.

Sipas kësaj partie, shkak për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë është
"konfrontimi dymujor mes partive qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI, që rrezikon raportet ndëretnike dhe integrimet e vendit".

Herën e fundit e një votimi të tillë ka ndodhur më 7 qershor 2007 dhe qeveria maqedonase e mori votëbesimin nga parlamenti.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›