E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, opozitakërkon zgjedhjetë parakohshme

SHKUP- Partitë opozitare në Maqedoni kërkojnë zhvillimin e parakohshëm të zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që kundër kësaj ideje pozicionohen partitë e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI. Bllokimi i proceseve integruese dhe moszgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë janë dy pikat ku kapen partitë opozitare, mes të cilave edhe ato shqiptare.

Demokracia e Re (DR) e sheh zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme si të vetmen mundësi për daljen nga kriza, nëse qeveria e drejtuar nga Nikolla Gruevski vazhdon me këtë politikë. Në të njëjtën linjë qëndron edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), i cili i mëshon më shumë çështjes së shqiptarëve.

Ndërkohë, partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shihet si faktori kyç për të çuar ose jo Maqedoninë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Prioritet i kësaj partie është zgjidhja e tre kërkesa, rasti i Sopotit, rastet e Hagës, si dhe Ligji për UCK-në, përfshirë edhe zgjidhjen e emrit dhe zhbllokimin e proceseve integruese.

Ideja për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme është shtyrë fillimisht nga LSDM-ja, e cila pas mitingut të së dielës bëri të ditur për fillimin e betejës për të çuar vendin drejt zgjedhjeve pas nëntorit të këtij viti.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›