Shkodër, Apeli shpalltë pafajshëm trekomisionerët e PS
SHKODER- Gjykata e Apelit në Shkodër rrëzon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij rrethi, e cila në datën 2 mars 2010 shpalli fajtorë 3 komisionerë të Partisë Socialiste për braktisje të qendrës së votimit gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009, duke i gjobitur ata me nga 90 mijë lekë të reja.
Gjyqtari i cështjes shpalli sot vendimin e Gjykatës së Apelit duke pushuar cështjen, pasi nuk vërtetohej fajësia e 3 komisionerëve.
Pas vendimit, depuetti i PS për Shkodrën Astrit Beci në një komunikim për mediat përgëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit ndërsa i bëri thirrje KQZ-së për reflektim për këtë kallëzim të rremë, i cili sipas tij tregoi pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në këtë qendër votimi.
Në datën 2 mars 2010, Gjykata e Shkollës së Parë të Shkodrës shpalli fajtor dhe gjobiti me nga 90 mijë lekë të reja 3 komisionerët socialistë, Edmond Pjetraj , Pjetër Lazin dhe Aurel Hila të cilët u akuzuan për braktisje të qendrës së votimit.
Cështja u ankimua në Gjykatën e Apelit nga 3 të akuzuarit duke u mbyllur sot në favor të tyre.
(e.n/news24/BalkanWeb)