E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Ardenicës në protestë: 18-vjeçari nuk e përdhunoi minorenen

Banorët e fshatit Ardenicë protestuan para komunës Kolonjë të Lushnjes në mbështetje të 18 vjeccarit Fatbardh Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për përdhunimin e një 9-vjeçareje.

Ndonëse policia e konsideron Hoxhën si autorin e dhunimit kafshëror të minorenes, banorët e fshatit Ardenicë pretendojnë se ai është i pafajshëm.

Me pankarta në duar ata kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe lirimin e 18-vjeçarit të vënë në pranga.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Kolonjë, Jakup Beqiri u kërkoi banorëve të irituar që të lejojnë policinë të kryejë normalisht detyrën.

Banorët qëndruan rreth 1 orë para njësisë vendore, dhe më pas u larguan.
Fatbardh Hoxha u arrestua të martën si i dyshuari kryesor i përdhunimit të një vajze 9-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›