E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, padi penale 46 punonjesve te doganes

46 punonjes te doganes se pikes kufitare Deve Bair ne Maqedoni jane paditur nga Drejtoria e Doganave, nen akuzen e shperdorimit te detyres.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave doganieret kane lejuar hyrjen e ngarkesave te palejuara ne territorin e Maqedonise.

Sipas burimeve, 46 personat ne fjale dyshohet te kene marre ryshfet ne kembim te lejimit te hyrjes se mauneve te mbingarkuara dhe pa leje per mallin qe transportonin.

Pika kufitare Deve Bair eshte ne kufi me Bullgarine dhe eshte nder me te frekuentuarat nga biznese te ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›