Në Muzeun Historik Kombëtar,ekspozita “1+1: Jetë dhe Dashuri"

Grupi i specialistëve të 11 muzeve nga 6 vende të Ballkanit si dhe specialistë te muzeve dhe përfaqësues të medias nga Suedia erdhёn në Muzeun Historik Kombëtar nё kuader tё "Peace Bus Tour" pёr tё parë nga afër ekspozitën “1+1: Jetë dhe Dashuri". Ekspozita përmban punime artistike të krijuara nga të rinjtë dhe u drejtohet të rinjve.
Ky tur, pёr kёtё vit ka nisur nga qyteti i Banja Lukas nё Bosnje, mё pas ka vijuar nё kryeqytetin e serbisё Beograd, pёr tё vazhduar mё tej nё Malin e Zi, Kosovё, Maqedoni. Pas vizitёs nё Muzeun Historik Kombёtarё, ndalesa tjetёr e specialistёve ёshtё Muzeu Historik i qytetit tё Shkodrёs.