E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, protesta në vend të pushimeve

Partitë politike, organizatat joqeveritare por edhe sindikatat në Maqedoni kanë paralajmëruar protesta masive edhe gjatë këtyre muajve të ardhshëm të verës.
 

Lidha Social Demokrate (LSDM) dhe blloku opozitar maqedonas nga muaji i kaluar kanë nisur protestat dhe mitingjet popullore kundër qeverisjes aktuale.
 

Në spektrin politik shqiptar nuk ka paralajmërime për protesta, mirëpo janë paralajmëruar takime intensive lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2013.
 

Protesta nuk janë përjashtuar nga organizata civile shqiptare me rastin e disa përvjetoreve. Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) paralajmëron riaktivizimin e tyre duke mos përjashtuar edhe vazhdimësin e protestave me moton “Liri dhe Drejtësi”.
 

Vala e protestave në Maqedoni do të shoqërohet edhe me protestat sociale dhe të punëtorëve, sidomos ato të organizuara nga Sindikata UNIT, e cila kërkon rregullimin e statusit të punëtorëve të cilët kanë mbetur të papunë nga ndërmarrjet e falimentuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›