Tiranë, plagos me thikë shoferin e autobuzit, arrestohet 53-vjeçarja

Një 53-vjeçare është arrestuar mbrëmë nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka plagosur me thikë shoferin e një autobuzi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00, ne Bulevardin "Zogu i Parë", ku 53-vjeçarja Xheje Manxi pas një grindje, ka goditur me thikë duke plagosur 45-vjeçarin Fatmir Karaj, me profesion shofer autobusi, i cili u dërgua në QSUT ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur forcat e policisë të cilat kanë arrestuar 53-vjeçaren dhe kanë sekuestruar edhe thikën.