Maqedoni reshjet permbysin Tetoven
Reshjet e dendura te shiut kane permbytur edhe Maqedonine duke prekur ne vecanti rajonin e Tetoves.
Sipas raportimeve te mediave maqedonase ne nje zone te ketij rajoni jane permbytur 20 shtepi dhe rreth 500 hektare toke.
Sipas burimeve vershimet ndodhen pasi lumi Vardar doli nga shtrati duke mbuluar pjesen me te madhe te fshatit Raotince.
Nderkohe autoritetet lokale druhen se reshjet e vazhdueshme te shiut mund te shkaktojne daljen nga shtrati edhe te lumit Treska.
Burimet shtojne me tej se shiu i dendur ka shkaktuar probleme edhe ne linjat hekurudhore duke prekur vecanerisht pjesen perendimore te Maqedonise.