E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kosova e Re fushate ne Kamenice

Aleanca per Kosoven e Re ka vijuar fushaten e saj elektorale ne qytetin e Kamenices ku lideri i kesaj partie Behgjet Pacolli ka kritikuar Qeverine ne largim te Kosoves se i ka shkaktuar deme te medha Kosoves. Pacolli bashke me krere e partive me te cilat ka lidhur koalicion parazgjedhor ka kerkuar nga qytetaret e Kamencise qe te votojne listen e ketij koalicioni per ta bere sic tha ai nje Kosove me te mire e me me perspektive per qytetaret e saj.

Nuk kemi sigurim publik sigurim shendetesor. Nuk ka siguri per qytetaret tane. Qytetet kane humbur vlerat etike dhe morale te shoqesire sone. Shume gjera jane lene anash rinia nuk ka perspektive eshte lene anash jane harruar veteranet e luftes pensionistet... Qeverite deri tani nuk respektuan asgje. Ato deshtuan per shkak te mosdijes mos sinqeritetit per shkak te mos vullnetit per te krijuar nje shoqeri te civilizuar kosovare ku secila prej nesh do te kishte nje jete dinjitoze. Shumica prej tyre punuan vetem per interesat e tyre tha Behgjet Pacolli Kryetar i AKR-se.

Ish kryeministri i Kosoves Agim Ceku i cili tani eshte pjese e ketij koalicioni ka kerkuar qe qytetaret qe te mos i votojne ata qe nuk i kane realizuar premtimet e tyre.

Qytetaret e Kamenices mund ti bejne dy gabime mos dalja ne votime dhe e dyta votimi i gabuar. Une ju lutem te dilni dhe votoni votoni per me te miret keshtu me nuk shkon duhet te kemi ndryshime mos e qoni dem voten tuaj mos i votoni ata qe vetem premtojne votoni Koalicionin per Kosove te Re ne krye me Behgjet Pacollin tha Agim Ceku Koalicioni per Kosoven e Re.

Muhamet Mustafa nga Grupi i Eksperteve tha se programi ekonomik i koalicionit Kosova e Re eshte dukshem me i mire se programet e te gjitha partive tjera. Ky program shtoi ai eshte garanci e forte per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe nje te ardhme te ndritur te Kosoves.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›