E Diel, 1 Nëntor 2026

Assange Publikimi i dokumentave ka ndryshuar boten

Julian Assange themeluesi i saitit te internetit Wikileaks pergjegjes per publikimin e me shume se 250 mije kabllogrameve diplomatike amerikane i eshte pergjigjur pyetjeve te publikut permes sherbimit online te BBC-se. Intervista eshte dhene nga nje vendndodhje e panjohur meqenese Assange ndodhet ne listen e te kerkuarve nga Interpoli pasi gjykatat suedeze kane nxjerre per te nje urdher arresti nderkombetar per akuza qe nuk kane te bejne aspak me publikimet e Wikileaks.

Ne rubriken pyet dhe merr pergjigje nga Julian Assange ky i fundit ka akuzuar autoritetet australiane se po bashkepunojne me Shtetet e Bashkuara ne sulmet ndaj tij dhe anetareve te tjere te organizates Wikileaks. Assange eshte nje qytetar australian por ai e cileson kthimin ne vendin e tij si te pamundur.

Ai eshte shfaqur teper i sigurte kur i pergjigjet pyetjes sesi publikimi i dokumenteve sekrete ka ndryshuar skenen boterore. Une gjithmone kam besuar se Wikileaks si koncept do te luante nje rol global dhe kjo ndodhi kur ndryshoi rezultatet e zgjedhjeve ne Kenia ne 2007. Une mendoja se do duheshin dy vjet dhe jo kater per tu njohur dhe marre kete rol te rendesishem keshtu qe jemi pak vone me axhenden. Kercenimet ndaj jeteve tona jane per syte e publikut por sidoqofte ne i kemi marre masat deri ne ate pike sa te jemi te afte te perballojme nje superfuqi tha Assange.

Ai paralajmeron se ne dokumentet qe presin te publikohen do te kete edhe materiale qe i referohen UFO-ve. Sipas tij arkiva e kabllogramave i eshte shperndare 100 mije njerezve ne menyre te koduar dhe nese dicka ndodh me te apo njerezit e tjere pas Wikileaks arkiva do te ckodohet automatikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›