E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, rrihet brutalisht diplomati rus

SHKUP- Një këshilltar i ambasadës ruse në Shkup mbrëmë është rrahur fizikisht nga dy persona të panjohur.

Sipas policisë, diplomati rus është sulmuar në afërsi të rrugës ‘Dushko Bojkovski’, teksa po ecte në këmbë.

Mediat vendase bëjne dije se dy persona të panjohur kanë ndaluar me makinën e tyre para diplomatit rus, të cilin e kanë goditur brutalisht.

Pas rrahjes, dy dhunuesit kanë braktisur vendin e ngjarjes me makinë, ndërsa diplomati rus është dërguar nga persona të tjerë në klinikën e Shkupit, ku është konstatuar se ka lëndime trupore, frakturë në hundë, nofullën e thyer dhe lëndime të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e incidentit, ndërkohë ambasada ruse në Shkup ka kërkuar sqarime.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›