E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook, përgatitje për integrimin e video-chat

Krijuesi i Facebook Mark Zuckerberg, ka premtuar se në datë 6 korrik do të prezantojë dicka të mrekullueshme. Të premten facebook ka shpërndarë disa ftesa që paralajmërojnë eventin special, pa dhënë shumë informacione se për cfarë bëhet fjalë.

Disa deklarojnë se Facebook në bashkëpunim me Skype po projekton nxjerrjen e video-chat, e cila mund të përdoret drejtpërdrejtë nga browser. Por thuhet edhe që opsionit të ri do ti nevojitet, që të funksionojë, të instalohet edhe Skype në kompjuterët tuaj.

Produkti i ri vjen si përgjigje ndaj rrjetit social të ri të Google, i cili e ka të integruar video-chatin.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›