Moto GP, Stoner më i shpejti në garën e Silverstone
Kejsi Stoner me Hondën e tij ka qenë më i shpejti në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Britanisë në Moto Grand Pri.
Australiani, kampion bote në vitin 2007, ka arritur polin e 150-të në të gjitha kategoritë e motoçiklizmit, ndërkohë që ka qenë disi edhe me fat mbi cirkuitin e Silverston.
I dyti do të niset italiani Marko Simonçeli po me Hondën, ndërsa i treti do të jetë spanjolli Horge Lorenco me Jamahan. Stoner u bë piloti i parë që fitonte tre gara radhazi me motorrin Honda, që prej Valentino Rosit në vitin 2003, ndërsa shumë specialistë vënë bast se ai nuk do të arrijë të fitojë ditën e diel. Në provat e Silverstone, vendi i katërt në start i ka takuar Ben Spies me Jamahan, që ka lënë pas italianin Andrea Doviciozo dhe çekun Karel Abraham.
Ndërkohë, vetëm vendi i 13-të për italianin Valentino Rosi, që është duke kaluar një periudhë vërtetë të keqe me Dukatin. “Jemi në një situatë të dëshpëruar, nuk dimë çfarë të bëjmë”, deklaroi ai pas provave. Botërori i Moto Grand Pri kryesohet nga Horge Lorenco me 98 pikë, i ndjekur nga Kejsi Stoner me 91 dhe Andrea Doviciozo me 63 pikë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)