E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë polemikat për Greqinë

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 15:30

Edhe pas miratimit të një tjetër pakete shpëtimi për Greqinë nga parlamenti federal gjerman, vazhdon edhe më tej polemika për llojin e ndihmës financiare.

Krye-ekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Jurgen Stark, ritheksoi kundërshtimin e institucionit të tij ndaj kërkesës së qeverisë gjermane për pjesëmarrje të kreditorëve privatë në ristrukturimin e borxhit grek.

Nëse një pjesëmarrje e detyruar do të vlerësohej si humbje kredie, Banka Qendrore Evropiane nuk do të pranojë më obligacionet shtetërore greke, tha Stark në Frankfurt-mbi-Main.

Më votat e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, të demokristianëve (CDU) dhe asaj liberale (FDP), parlamenti federal gjerman pranoi një kërkesë për ndihmë shtesë për Greqinë, e cila ka si kusht ndarjen e barrës mes kreditorëve privatë dhe publikë.

Qeverisë në Athinë iu bë thirrje të kontribuojë në uljen e borxheve me privatizime në periudhë afatshkurtër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›