E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shqiptarët cilësohen "popull i egër" në libra

Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë kërkojnë rishikimin e teksteve shkollore në të cilat fyhet kombi shqiptar duke u cilësuar si popull i egër.
Sipas mediave maqedonase në librin e Shoqërisë së klasës së pestë theksohet se Maqedonia kufizohet vetëm me Serbinë, por jo edhe Kosovën, ndërsa në librin e Gjeografisë, i cili përdoret nga nxënësit shqiptarë të vitit dytë në shkollat e mesme thuhet se "vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe kjo shpërngulje ende vazhdon dhe paraqet rrezik për Maqedoninë".
Ky libër, gjithashtu i mëson nxënësit se fiset shqiptare kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›