Thaçi e Mustafa, sërisht bashkë

Një ditë pasi refuzoi ftesën e kryeministrit Hashim Thaçi për një takim me kryetarë komunash, Isa Mustafa i afrohet sërish të parit të qeverisë. Pas një takimi të ndërsjelltë, Isa Mustafa e Hashim Thaçi kanë shtrënguar sërish duart sot.
Ata kanë qenë bashkë në vënien e gurthemelit të Pallatit të Drejtësisë, e cila do të jetë shtëpi për disa institucione të drejtësisë.
Edhe pas arritjes së marrëveshjes, vijuan përplasjet e dy liderëve me Thaçin që e quajti “monist” Mustafën, dhe ky i fundit deklaroi se qeveria që udhëhiqet nga lideri i PDK-së, është mashtruese.