E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sot konferenca e presidentëve të rajonit

Në Ohër sot fillon Konferenca rajonale e presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ky është takimi i tretë, i katër presidentëve i organizuar pas atyre në Vlorë dhe Prizren.
 

Sipas mediave maqedonase, të cilat citojnë burime nga presidenca e Maqedonisë në Shkup, mësohet se presidenti Ivanov, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe presidenti malazez Filip Vujanoviç do të përsërisin përkushtimin e tyre për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO si dhe realizimin e qëllimeve strategjike rajonale nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
 

Ndërkohë po sipas mediave maqedonase në Konferencën e organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov në cilësinë e një mini-samiti nuk merrë pjesë presidenti serb, Boris Tadiç.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›