Sot shënohet 16-vjetori i Srebrenicës

Në qendrën përkujtimore Potoçari përkujtohet sot 16-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, gjatë së cilës forcat serbe vranë rreth 8 mijë djem dhe burra myslimanë. Në këtë zonë, do të kryhet edhe ceremonia e varrimit për 613 vitkima.
Masakra e Srebrenicës njihet si genocidi më i rëndë në Evropë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. 16 vjet më parë, saktësisht më 11 korrik 1995, në Serbrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur.
Plani për këtë masakër u projektua nga Sllobodan Millosheviç në Beograd, ndërsa, realizimi i tij në terren u jetësua nga forcat militare dhe paramilitare serbe me në krye Ratko Mlladiç. Parlamenti Evropian ka shpallur 11 korrikun ditë përkujtimi për viktimat e Srebrenicës. 16 vjet më parë, mes 11 dhe 18 korrikut, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, u krye masakra e Srebrenicës.
Tragjedia që u mori jetën 8300 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Europë. Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane.
8300 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë. Për të përkujtuar viktimat në Bosnje përgjatë viteve, në këtë datë zhvillohet një marshim masiv