Mbytet nje anije ne Rusi nje i vdekur dhe 90 te zhdukur
Të paktën një person ka humbur jetën pasi anija “Bulgaria”, me 182 persona në bord është mbytur në lumin Volga prane qytetit rus të Kazan-it. Më shumë se 90 persona rezultojnë ende të humbur në det.
Sipas mediave Ruse, ishin 125 pasagjerë në Bord, 22 anëtarë të ekuipazhit dhe 35 të tjerë të stafit të anijes. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Ministrisë së Emergjencave Ruse.
Sipas listës së publikuar në faqen zyrtare të departamentit përgjegjës të ministrisë janë 84 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të cilët janë të humbur.
Në raportimet e mëparshme, u bë e ditur se ishin 167 persona të zhdukur në det. Agjencitë Ruse të Lajmeve bënë të ditur se dy nga personat që kanë shpëtuar janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar nën kuvertën e një anije tjetër, “Arabella”.
"Sakaq, personi i konfirmuar i vdekur deri tani është një femër, ndërsa trupi i saj u nxorr nga uji, citon agjencia e lajmeve Interfax pas një burimi informacioni nga Qendra e Menaxhimit të Krizave në Republikën e Pavarur të Tatarstanit.
Përfaqësuesit e Qendrës thanë se anija u mbyt në një thellësi prej 20 metrash rreth 7 km larg bregut.