E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sulm me bombë, një i plagosur

Maqedonia është tronditur nga një shpërthim bombe në një nga lagjet e qytetit të Shkupit. Deri në këto momente rezulton së paku një person i plagosur nga shpërthimi i bombës në lagjen e Aeorodromit.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale D.S, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Sipas informacioneve të para bomba ishte vendosur afër kontenjerëve të mbeturinave në afërsi të një veture Seat Lion, me targa të Shkupit.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›