E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, të akuzuarit në çështjen “Monstra” mohojnë përfshirjen në vrasje

10-01-2013 / Gazeta 55

Avokati i të akuzuarve: Prova të mjaftueshme për pafajësinë

Të dyshuarit kryesorë për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Shkupit kanë hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë për përfshirjen e tyre në aktin makabër të 12 prillit të vitit të kaluar. Në procesin e dytë gjyqësor për rastin Monstra, ata kanë theksuar se kanë dëshmi të forta se në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë qenë në vendngjarje. Edhe avokati mbrojtës ka paralajmëruar se së shpejti do të paraqiten dëshmi dhe dëshmitarë që do të hedhin poshtë aktakuzën e prokurorisë. Seanca gjyqësore ka qenë gjysmë e mbyllur, pasi në të është lejuar prezenca e gazetarëve, kurse kameramanët kanë mundur të xhirojnë vetëm në fillim. Pas kësaj seance avokati mbrojtës Naser Raufi ishte më optimist dhe paralajmëroi se së shpejti do të paraqiten dëshmi dhe dëshmitarë që do të hedhin poshtë aktakuzën e prokurorisë.  Rasti Monstra vazhdon të enjten kur deklaratë mbrojtëse para trupit gjykues do të japë edhe i akuzuari i katërt Haki Aziri. Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë për këtë vepër Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviç ende janë në arrati dhe do të gjykohen në mungesë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›