Dialogu Prishtinë-Beograd, vijojnë në Bruksel bisedimet
Takimi i grupeve të punës do të zgjasë disa ditë
Dy grupe ekspertësh të Kosovës dhe Serbisë kanë zhvilluar një takim teknik në Bruksel për të siguruar vijimin e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Prishtinë-Beograd dhe përgatitjen e raundit të ardhshëm politik. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e shefes së diplomacisë europiane,Catherine Ashton.
“Ka dy nivele dialogu. Në Bruksel janë mbledhur sot 2 grupe kspertësh që përqëndrohen kryesisht tek vijueshmëria e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut Prishtinë-Beograd. Më konkretisht ato do të fokusohen te zbatimi i IBM, marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufinjve. Në takimin e eskpertëve do të diskutohet edhe çështja e doganave, siç është rënë dakort nga dy kryeministrat përkatës në takimin e tyre të mëparëshëm. Por ekspertët do të përgatisin gjithashtu raundin e nivelit të lartë të dialogut politik të javës së ardhshme që mbahet në 17 janar”- deklaroi Maja Koçijançiç.
Sipas Komisionit Europian, takimi i grupeve të punës pritet të zgjasë më shumë se një ditë.