Nisen 157 trupa të FA në Afganistan
Këta janë 157 trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët nisen për mision përkrah forcave aleate të NATO-s, në tokën e trazuar të Afganistanit.
Shumica e tyre e kanë të disatën herë që marrin pjesë të tilla misione jashtë vendit, por situatat me të cilën do përballen kanë veçantitë e tyre
Misionin më të vështirë do e mbartin mbi shpatulla këta 50 efektivë të Kontigjentit Eagle, të cilët kryejnë misione patrullimi dhe veprime në terren.
Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në Afganistan duke i shërbyer Shqipërisë dhe 28 vendeve të Aleancës së NATO-s.
Ambasadori Italian Massion Gaiani u shpreh se kontigjentët shqiptarë në Herat e Kandahar kanë treguar profesionalizëm, përkushtim, respekt dhe seriozitet.
Familjarët kanë treguar për porositë që u kanë dhënë djemve të tyre
Prania e familjarëve ka nxjerrë jashtë protokollit edhe ambasadorin amerikan dhe atë Italian.
Të dy kontigjentët Eagle 6 dhe Herat 12, dërgohen në Afganistan pas një përgatitjeje profesionale serioze, të trajnuar dhe stërvitur intensivisht, si brenda dhe jashtë vendit, të kompletuar me armatim dhe pajisjet më të mira.