Maqedoni, torturohen në burg dy shqiptarë

Gardianët e burgut të Manastirit kanë ushtruar dhunë dhe torturë ndaj 2 shqiptarëve të paraburgosur lidhur me vrasjen e pesëfishte që ndodhi muajin e kaluar në Shkup.
Denoncimi është bërë nga familjarët e personave të paraburgosur dhe më pas është konfirmuar edhe nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti. Familjarët që kanë vizituar të paraburgosit kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar.
Partitë shqiptare kane denuar ashper dhunen ndaj dy te paraburgosurve. Partia Demokratike Shqiptare, ka kerkuar doreheqjen e ministrit te Drejtesise Blerim Bexheti, qe eshte kuader i partise shqiptare ne pushtet BDI.
“Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti duhet të kërkonte përgjegjësi ndaj drejtorit te Burgut te Manastirit ku u keqtrajtuan te paraburgosurit. Une pres tani qe ministri i Drejtesise te jape doreheqje. Imagjinoni ndodh keqtrajtim i qytetareve shqiptare ne nje ministri qe udhehiqet nga kuader i BDI-se”- tha Zijedin Sela, deputet i PDSH-se.
Ndërkohë, ministri i Drejtësise, Blerim Bexheti ka vizituar burgun e Manastirit per te inspektuar nga afer gjendjen lidhur me kete rast. Ai ka thene se ka urdheruar drejtorine qe hetoj rastin dhe te veproj ne perputhje me dispozitat ligjore.Partia tjeter opozitare RDK, dyshon se ne mungese te fakteve per te akuzuarit, institucionet e shtetit po perdorin dhunën për të detyruar ata të pranojnë fajin që nuk e kanë bërë.
“Mendoj se perdorimi i forces kunder te arrestuarve deshmon qarte ndoshta hetuesia nuk ka argumente te forta dhe nepermjet perdorimit te forces maltretimit, tentohet te nxirren edhe te dhena relevante qe te mund te akuzohen”- tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Shqetësime lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj dy të paraburgosurve kanë shprehur edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.