E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultranacionalisti Tomislav Nikoliç, zyrtarisht president i Serbisë

21-05-2012 / Gazeta 55

Qëndrimet kundër Kosovës, bashkojnë dy rivalët politik të Serbisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është zyrtarizuar fitorja e Tomislav Nikoliç, në zgjedhjet presidenciale në Serbi. Presidenti në detyrë Boris Tadiç pranoi humbjen duke i uruar fitoren Nikoliçit. Qëndrimet e kandidatëve për president të Serbisë, kandidatit të listës së Partisë Demokratike Boris Tadiç dhe Partisë Përparimtare të Serbisë Tomisllav Nikoliç, nuk dallojnë shumë - të paktën sa i përket Kosovës. Këtë ata të dy e dëshmuan edhe në paraqitjen e fundit televizive para votimit të balotazhit. Por analistët thonë se ka “disa nuanca të rëndësishme në qëndrimet e tyre lidhur me mënyrën se si duhen zgjidhur problemet në raportet me shqiptarët”. Këto dallime kushtëzohen edhe nga koalicionet e ardhshme, thonë analistët në Beograd.
Ndonëse çështja e Kosovës nuk ishte ndër temat kryesore të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, paralamentare dhe lokale, kandidatët në prag të balotazhit edhe një herë theksuan se “kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova, si pjesë e pandashme e territorit të Serbisë”.
Boris Tadiç pohon se në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të heqë dorë nga politika e tij “Evropa dhe Kosova”, ndonëse shumë analistë në Beograd janë të mendimit se kjo politikë ka dështuar. Sipas tyre, më së largu para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të përcaktohet qartë ndaj Kosovës dhe ardhmërisë së saj.
Tadiçi do të ketë edhe presione të fuqishme brenda koalicionit të ardhshëm qeveritar, lidhur me politikën ndaj Kosovës dhe shteteve fqinje. Tani më është e qartë se ai do të futet në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiçit.
Ndaj duhet të kërkojnë edhe një partner tjetër qe mund te jene Rajonet e Bashkuara të Serbisë (të Mllagjan Dinkiqit) apo subjektet e mbledhura në koalicionin “Promene” të udhëhequr nga Çedomir Jovanoviçi. Meqë Tadiç dhe Dinkiç kanë pasur probleme serioze gjatë manddatit të kaluar, analistët pohojnë se mundësia e vetme për koalicion mbetet Çedomir Jovanoviç, me te cilin Boris Tadiç ndan qëndrime diametralisht të kundërta psrsa i takon Kosovës.
Lideri i liberalëve, Jovanoviç, ka bërë të ditur edhe gjatë kësaj fushate se Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur, se duhet ndjekur me vendosmëri rruga e integrimeve evropiane dhe se Republika Srpska është një “krijesë e themeluar mbi gjenocid”.
Por pa shanse për fitore nuk është as Tomisllav Nikoliçi, i cili po ashtu pohon se “Kosova është Serbi, se kështu do të jetë gjithmonë dhe se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Nikoliçi ka bërë disa ndryshime serioze në qëndrimet politike prej ndarjes, para tre vitesh, nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit.
Por profili i tij politik lidhet ngushtë me këtë parti ekstreme nacionaliste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›