E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, zbulohen 130 ton ar

Një zbulim gjigant i mineraleve është bërë në territorin e Maqedonisë. Bëhet fjalë për zbulimin e rreth 790 mijë tonë bakër dhe 130 tonë ar. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur Ilovica, vetëm 20 kilometra larg kufirit me Greqinë.

Mendohet se ky është zbulimi më i madh i bakrit dhe arit në Evropën Juglindore. Për këto kërkime kompania ka harxhuar 4 milionë euro, kurse në të ardhmen pritet të investohen disa qindra milionë dollarë për nxjerrjen e mineraleve të çmuara.

Kërkimet janë udhëhequr nga EurOmax Resources, e cila është kompani kanadeze me tre degë në Bullgari, Serbi dhe Maqedoni dhe që fokusohet në identifikimin, sigurimin dhe zhvillimin e burimeve minerale në Evropën Juglindore. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›