E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata për President, Nano takohet me Berishën

Sali Berisha - Fatos Nano

Kandidati i vetëshpallur për President të Republikës, Fatos Nano, po zhvillon një takim me kreun e mazhorancës, Sali Berisha. Takimi i tyre është zhvilluar gjatë një aktiviteti në një nga kinematë e kryeqytetit.

Takimi Berisha-Nano, ndryshe nga ai Meta-Nano është zhvilluar jashtë zyrit të medias.

Ky takim në mbajtur në kuadër të nisjes së negociatave me partitë parlamentare që Nanon ka nisur për të kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij. Nano është i vetmi kandidat i vetëshpallur deri tani për tu zgjedhur kreu i shtetit. /F.Stafa/

*   *   *

Presidenti i ri, Berisha: Nuk do i shmangem fushëbetejës politike, gati të takoj Nanon

Kreu i mazhorancës Sali Berisha duke ritheksuar se e përjashton veten nga gara për tu zgjedhur Presidenti i ri i Republikës, ka theksuar se nuk do i shmangem fushëbetejës politike. Mesazhi i Berishës ishte se për postin e presidentit do të ketë një garë  e  hapur dhe pa prapaskena”.

Kurse lidhur me kandidaturën e Fatos Nanos dhe fushatën e tij të takimeve me partitë parlamentare, kryeministri i vendit tha se mbetet i hapur për tu takuar por ashtu si edhe në prononcimet e para tha se PD do të ketë kandidatin e saj. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk do të heq dorë nga detyrimet që kam ndaj votuesve pas votëbesimit.

Berisha pasi konfirmojë se së shpejti do të kryej një vizitë në SHBA, nuk la pa thumbuar kreun e opozitës, Edi Rama.

Këto kohë ka një reflektim të vërtetë. Ka një përpjekje për rikthim në patriotizëm dhe merr këshilltarë për patriotizmin atë që mund të ishte vetëm këshilltar për kozmopolitizmin, merr një mik timin që unë sa herë e takoj, e takoj për idera të kozmopolitizmit, ky atë shpall këshilltar të patriotizmit, por këto janë zgjidhjet e tij, u shpreh Berisha duke iu referuar Baton Haxhiut.

Lidhur me tryezën e thirrur nga partitë e vogla për reformën zgjedhore, Berisha tha se për shkak të axhendës nuk do të jetë i pranishëm por konfirmojë se do të jenë të pranishëm përfaqësues të PD-së. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›