Avokati i Popullit viziton Fierin

Takimi me organizatat e shoqërisë civile
Avokati i Popullit ka zhvilluar një vizitë në qyteti ne Fierit ku është takuar me drejtues të pushtetit lokal dhe organizata të shoqërisë civile të cilat veprojnë në këtë qytet. Igli Totozani kreu i këtij institucioni ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me këto organizata. Më pas, Avokati i Popullit ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo.
Totozani në këtë takim ka kërkuar më shume informacion mbi problemet e banorëve të dy lagjeve të Fierit, të cilët protestuan për mungesë të energjisë elektrike prej 9 ditësh, procedurat e regjistrimit të qytetarëve romë në Levan të Fierit, planin për strehimin e familjeve të pastreha, funksionimi në nivel bashkie i mekanizmit të referimit për viktimat e dhunës, trafikimit etj si dhe zbatimin e kritereve të përcaktimit të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

Takim me qytetarët
Objekti i punës së këtij institucioni, tha Totozani është mbrojtja e qytetarëve dhe interesave të tyre të ligjshme në raport me administratën publike nga veprime dhe mos veprime të ligjshme ose të parregullta.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë i ka kërkuar Totozai që të ndërmarrë një nismë ligjore për të ndryshuar ligjin mbi dhënien e ndihmës ekonomike, pasi ky ligj që është në fuqi penalizon shumë familje të varfra.

Zeqo - Totozani
Totozani është befasuar kur ka parë me dhjetëra qytetarë të cilët prisnin për të zgjidhur problemet nga administrate. Shumë prej tyre ishin punonjës së Albpetrolit që ankoheshin për pushimin nga puna në mënyrë të padrejtë. Me Zeqon u ra dakord për ngritjen e një zyre të Avokatit të Popullit pranë bashkisë së qytetit të Fierit, për të mbledhur dhe shqyrtuar ankesat e qytetarëve.
Gjatë qëndrimit në Fier, për mëse 2 orë, Totozani dëgjoi problemet e qytetareve ku ndër problemet kryesore të tyre ishin: problemet e naftëtarëve dhe problemet me mbifaturimit e energjisë elektrike. Gjithashtu Totozani ka zhvilluar dhe një takim të shkurtër me Prefektin e Qarkut të Fierit, Robert Bitri.