Maqedoni, zgjidhet nesër qeveria e re

Parlamenti i Maqedonisë, vijon përgatitjet për zgjedhjen e qeverisë së re. Kryeparlamentari, Trajko Veljanoski, së bashku me koordinuesit e grupeve të deputetëve, sot do të përcaktojnë rendin e ditës për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Pas kësaj mbledhjeje, kryeministri tashmë i zgjedhur, në Parlament do të lajmërojë emrat e zëvendësministrave, të cilët do të zgjidhen në mbledhjen kuvendore që do të caktohet për të premten në mesditë.
Në mbledhjen për zgjedhjen e qeverisë së re, siç parashikohet me Rregulloren për punën e Kuvendit, Nikolla Gruevski duhet ta arsyetojë programin dhe propozimin për përbërje të qeverisë para deputetëve. Votimi për zgjedhje të qeverisë kryhet sipas Propozimit për përbërje të qeverisë në tërësi me votim publik.
Nikolla Gruevski, i cili është kryeministri i gjashtë që nga pavarësia e Maqedonisë, për herë të tretë fiton mundësinë të formojë qeverinë, pasi VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet në vitet 2011, 2008 dhe 2006